SI MUND TË LËSH DUHANIN PA SHTUAR NË PESHË

Perse eshte e veshtire te lesh duhanin dhe te mos shtosh ne peshe?

Normalisht njerezit qe heqin dore nga duhani shtojne menjehere ne kile sipas studiuesve . Shtimi ne peshe pas lenies se duhanit ka dy shkaqe kryesore.

  • Shkaku i pare eshte se thjesht hani me shume. Ne qofte se nuk pini duhan jeni mesuar duke patur dicka ne goje, dhe cigarja zevendesohet me ushqim. Meqenese pas lenies se duhanit shqisat e nuhatjes dhe te shijes jane me te ndjeshme, beheni me te lidhur pas ushqimeve te embla.
  • Arsyeja e dyte eshte metabolizmi. Nikotina rrit nivelin e metabolizmit te trupit. Kur lini duhanin metabolizmi ngadalesohet.

duhani

Cila eshte keshilla me e mire per te mos shtuar ne peshe pas lenies se duhanit?

Filloni ushtrimet, stervitjen.  Pasi lini duhanin mund te merrni fryme me mire, mund te ecni me mire mund te vraponi me mire. Shtrytezojeni kete avantash per te shtuar aktivitetin fizik dhe per te krijuar nje rutine te shendeteshme.

Stervitja gjithashtu heq ate ndjenjen e irritimit qe personat qe lene duhanin ndjejne. Sipas studimeve keni dy here me shume shance per te lene duhanin dhe per te mos shtuar ne peshe ne qofte se  shoqeroni me ushtrime fizike.

Pervec ngrenies se nje diete te pershtatshme qe eshte shume e rendesishme tek ruajtja e peshes me poshte jane edhe disa keshilla te tjera per tju ndihmuar:

  • Planifikoni qe me pare dhe nisni ushtrimet dhe aktivitetet para se te lini duhanin. Ne kete menyre keni me pak gjera per tu marre, dhe me pak veshtriresi  kur lini duhanin.
  • Mbani dicka tjeter ne goje si karamele ose cimcakiz pa sheqer. Mbani Tic Tac ne makine ne cante ne xhepa qe te mund ti gjeni ne cdo moment per te hutuar veten. Hani nje karrote kur keni nevoje per te pire cigare, ju mban te zene per disa minuta pa shtuar asnje kalori.
  • Shenoni heret qe ju shkon mendja per te pire cigare dhe planifikoni nje aktivitet alternativ te shendetshem , si ecje vrap apo duke luajtur nje Video Loje
  • Pine nje sasi te kosiderueshme uji. Uji shpejton metabolizmin dhe ne te njejten kohe mund te luftoje deshiren per te pire duhan. Mbani gjithmone nje shishe uji ne gadishmeri.

 

 CILËT ËMBËLSUES JANË TË SIGURT PËR KONSUMIM

sweetandlowEpidemi e mbipeshes ne Amerike dhe shume vende perendimore ka nisur nje sensibilizim te njerezve per te mos perdorur sheqer dhe per ta zevendesuar me embelsues artificiale. Gjithashtu nje numer i madh shqiptaresh po perpiqet te humbase peshe ose te ruaje peshen aktuale. Per ti asistuar ne misionin e tyre pothuajse ne cdo ushqim industria po ofron produkte me  embelsues artificiale qe marketohen me reklamat si “pa sheqer”(sugar free) “pa karbohidrate te shtuara” etj. Kohet e fundit embelsuesit kane gjetur vendin e  tek pijet “Diet” ose ushqimet “Light”. Embelsuesit artificiale po kthehen ne aleatin me te mire te diabetikeve qe tani mund te shijojne ushqime pa rrezikuar shendetin.

Llojet e Ëmbëlsuesëve

  • Embesuesit me vlera ushqimore ofrojne rreth kater kalori per cdo gram, e ngjashme me kalorite qe marrim po te hame ushqim natyral.  Embelsuesit me vlera ushqimore perfshijne sheqerin, mjaltin dhe shurupet e ndryshem. Tek ky grup hyjne edhe alkolet embelsues te prodhuar prej frutave (sorbitol, mannitol, xylitol dhe maltitol). Gjithe embelsuesit me vlera ushqimore  kane kalori dhe mund te ndryshojne nivelet e glukozes ne gjak .
  • Embelsuesit pa vlera ushqimore jane “embelsuesit artificiale” te vertete. Keto embelsues nuk kane kalori dhe nuk ndikojne tek niveli i glukozes ne gjak. Lista e tyre perfshin: saccharin, neotame, aspartame, sucralose, stevia dhe acesulfame potassium (Ace-K)

A ka ndonje rrezik konsumimi i ketyre embelsueseve?

Qendra e Shkences per mbrojen e interesit te Publik (cspi) ka bere nje permbledhje per embesuesit e perdorur ne industrine ushqimore..

Embelsuesi

Emri i Produktit

Shpjegime

Sucralose Splenda I sigurt
Neotame - I sigurt
Sugar Alcohols sorbitol, xylitol, mannitol, maltitol etc I sigurt i sigurt por mund te shkaktoje zenie kaps, gas ose diarre ne sasi te medha
Tagatose Naturlose I sigurt i sigurt por mund te shkaktoje zenie kaps, gas ose diarre ne sasi te medha
Aspartame Equal, NutraSweet, NatraTaste Ka mundesi te jete i sigurt. Dis a persona kane raportuar dhimbje koke
Acesulfame Potassium Sweet One, Sunnett, Acesulfame Potassium (Ace-K) Nuk ka teste te mjaftueshem
Stevia Truvia, Sweet Leaf, Honey Leaf Nuk ka teste te mjaftueshem. FDA amerikane dyshon qe shkakton demtim te ADN.  Stevia nuk eshte e aprovuar ne Kanada.
Saccharin Sweet ‘N Low Nuk eshte e sigurt. Studimet tregojne qe ka shkaktuar kancer tek minjte e laboratorit. Ne Kanada eshte e ndaluar prej 30 vjetesh.

Kosumimi i mases se duhur eshte celesi i cdo diete, Nqs nje pije eshte “Diet” nuk do te thote qe mund te pish shume prej tyre ne dite pa efekt. Gjithmone lexoni etiketen per te pare se cfare permban.

 

 A KA SPINAQI HEKUR

spinaqiNje brez i tere i joni eshte rritur te besoje se spinaqi ka hekur, disa akoma besojne se fletet jeshile “te bejne te forte si hekuri”. Sa e vertete eshte kjo gje? Le te shohim faktet dhe perallat mbi spinaqin.

Sasia a hekurit ne spinaq

Nje sherbim spinaqi, 180g ka brenda 6.8mg hekur sasi kjo shume e madhe me te njejtin sherbim perimesh te tjera madje edhe me e madhe se sasia e hekurit tek mishi i nje hamburgeri (170g afersisht) i cili ka vetem 4.42mg.

Atehere spinaqi eshte me te vertet i pasur ne hekur?

Hekur ka, por ka nje problem, dhe ky problem i spinaqit qendron tek lloji i hekurit. Hekuri hyn ne gjak ne dy forma; hemo dhe jo hemo. Tek bimet, ndryshe nga produktet e mishit, lloji i hekurit eshte jo-hemo. Hekuri jo-hemo thithet shume ngadale nga trupi dhe kjo gje varet nga disa faktore.

Oksalatet

Ose acidi oksalik eshte nje substance qe lidhet me hekurin dhe e ben te paperdorshem nga trupi. Spinaqi eshte nje bime me nivele te larta acidi oksalik. Duke u lidhur me hekurin formon oksalat hekuri dhe ne kete menyre e nxjerr hekurin e spinaqit jashte loje. Nje diete e pasur me oksalate pakeson thithjen e  hekurit dhe ne rastin e spinaqit  90% e tij del jashte me urinen. Oxlalatet jane nje prej shkaqeve te gureve te veshkave.

Kalciumi
Spinaqi eshte i pasur ne kalcium. Ashtu si dhe me hekurin oksalatet e tij ndikojne ne thithjen e kalciumit nga trupi. Per te bere nje krahasim, ne thithim 50% te kalciumit tek broccoli dhe vetem 5% te kalciumit tek spinaqi.

Atehere duhet te hame spinaq apo jo?

Ne qofte se ju pelqen spinaqi nuk duhet te hiqni dore. Spinaqi ka shume vlera ushqyese te tjera. Spinaqi ka  vitamin K, vitamin A, manganese,  magnez, hekur, vitamin C, vitamin B2, kalcium, kalium, dhe  vitamin B6. Gjithashtu tek spinaqi gjenden baker, proteina, fosfor, zink dhe vitamin E. Per me teper eshte nje burim i  acideve yndyrore omega-3, niacin, selenium si dhe ka fiber.

Spinaqi eshte i pasur me acid folik (B9) dhe per here te pare B9 eshte prodhuar prej spinaqit.

Ngrenia e spinaqit duhet shoqeruar me ushqime qe nxisin ose kompensojne nivelin e hekurit. Kjo gje behet duke ngrene ushqime te pasura me Vitamine C , fruta si puna e portokalles, luleshtrydheve.

Per te perfituar prej vlerave ushqyese te spinaqit rekomandohet gatimi ne avull sepse zjeria ul keto vlera.

 

 KËSHILLA PËR TË EVITUAR PËRZJERET E MËNGJESIT GJATË SHTATËZANISË

perzjerjet-e-mengjesitPërzjeret e mëngjesit gjatë shtatëzanisë mund tju pengojne per te marre gjithe vlerat ushqimore qe ju dhe femija juaj ka nevoje. Hani ato gjera qe mundeni dhe perpiquni qe te merrni lengje te mjaftueshem. Me poshte gjenden disa keshilla per kete problem

  • Anoni  nga ushqimet e ftohta te cilat leshojne me pak aroma.
  • Perpiquni te hani ushime te thata
  • Hani pak edhe shpesh gjate gjithe dites
  • Pini 8 deri ne 10 gota me lengje ne dite per te evituar dehidrimin. Pini nga pak midis te ngreneave dhe jo gjate ngrenies sepse ne kete menyre evitoni mbushjen plot te stomakut.
  • Perpiquni te pini pije te ftohta ose te ngrira
  • Evitoni ushqimet me ereza te shumta
  • Vizitohuni tek mjeku per tu siguruar qe nuk keni probleme me mbajtjen e ushqimit ne bark

 

  PERSE SHTOJME NE PESH

Perse shtojme ne Peshe?

Perse shtojme ne Peshe?

Per secilen nga ne egzistojne arsye te ndryshme , te komplikuara se perse shtojme ne peshe. Duke i kuptuar keto arsye mund te luftojme kilet e teperta.

Genet

Nje prej shkaqeve te mbipeshes qe neglizhohen shpeshhere jane genet. Personat qe nuk kane probleme me kotrollimin e peshes duket se kanenje oreks te kontrolluar.

Ndesa ne anen tjeter ata person a qe nuk kontrollojne dot peshen jane me pak te ndjeshem ndaj njenjes se te ngopurit.

Shkenca ka indetifikuar disa gene qe mund te ngrene ose te ulin oreksin.

Studimet qe jane bere me binjake te rritur ne ushte te ndryshme tregojne se pesha e tyre ka qene pothuajse e njejte pamvartesisht nga kushtet e jeteses. Sidoqofte nuk do te thote qe kushtet gjenetike bejne kontrollin e peshes gje te pamundshme.

ZAKONET

Zakonet e te ngrenit formohen gjate shume viteve dhe jane te influencuara nga shijet e para qe kemi patur si foshnje, dhe nga menyra e te ushqyerit si femije.

Keto zakone vazhdimisht perforcohen me rritjen tone , gje qe i ben shume te veshtire per ti ndryshuar.

Shpeshhere keto zakone tentojne te na bejne te hame shume kalori. ti njohesh keto zakone negative dhe ti zvendesosh me zkone pozitive eshte hap shume i rendesishem ne luften kunder mbipeshes.

P.sh. Ne qofte je mesuar te hash ushqime te embla apo me shume kalori kur sheh TV, perpiqu ta ndalosh kete gje, ose zevendeso ushqimet e sheqerosura me ushqime me te shendetshme si psh copa frutash apo perimesh.

Ushqimi

Njerezit qe zgjedhin ushqime qe jane te pasura me yndyre ose me shume energji (kalori), edhe pse racionet mund te jene te vogla shtojne me peshe me shume se ata qe mbushin pjaten me ushqime qe kane me pak energji por qe jane shume voluminoze. (frutat perimet, etj). Racioni me i madh zakonisht do te thote me shume kalori.

Emocionet

Tejngrenia mund te nxitet edhe nga emocionet. Shume njerez ne situata te stresshme, probleme familjare apo ne pune,  kthehen nga ushqimi ose alkoli si menyre shpetimi.

Disa situata te tjera kur jeni delikate eshte kur jeni te lodhur apo te merzitur.

Identifikoni se cfare shkakton qe te shkoni per te ngrene me teprice, dhe do tju ndihmoje per te ndryshuar sjellen tuaj dhe te evitoni keto kalori te panevojshme. Shenoni rastet qe ju shtyjne te zgjasni doren per te ngrene.

Provoni keto teknika:

  • Pyesni veten a eshte e nevojshme qe te hani ne kete moment?
  • Zevendesoni imazhet e ushqimit me imazhe te tjera pozitive
  • Hutoni veten nga mendimet e te ngrenit duke u marre me dicka tjeter qe ju pelqen te beni

Shkaqet e tjera

Kushtet shendetesore

Megjithese jashtezakonisht te rralla edhe kushtet mjekesore mund te ndikojne ne mbipeshe,  sindroma e  Prader-Willisi shembull, eshte nje crregullim gjenetik qe mund te shkaktoje mbipeshe tek njerezit sepse keta njerez nuk ndjejne te ngopur dhe zakonisht kalojne ne mbipeshe.

Disa cregullime ne tru mund te shkaktojne mbipeshe. Per shembull disa lloje tumoresh mund te shkaktojne mbipeshe ne qofte se jane duke u rritur  ne pjesen e trurin  qe kontrollon oreksin. Sidoqofte keto raste jane te rralla.

Mjekimet

Ilacet qe mjekojne tensionin e larte te gjakut, infeksionet, steroidet, mund te ndikojne ne shtimin e peshes sepse shtojne oreksin dhe ulin shpenzimin e energjive ne trup.

Ne disa raste shtimi ne peshe nuk ka te beje me mjekim, thjesht fakti qe ndjeheni me mire fizikisht dhe menderisht  mund tju beje qe te hani me shume.

Disa mjekime inkurajojne trupin qe te ruaje sasi uji. Kjo gje mund te coje ne shtimin ne peshe , por meqenese nuk eshte dhjame ky problem zgjidhet pasi ndalohet marrja e ketij mjekimi.

Jeta jo-aktive

Njerezit qe bejne nje jete aktive fzikisht kane me pak shance per te qene mbipeshe ne krahasim me ata qe shpenzojne pjesen me te madhe te dites para TV apo kompjuterit.

Caktoni nje dite pa TV nje here ne jave dhe merruni me aktivitet fizik.

Ka shume evidence qe aktiviteti fizik ju ndihmon qe jo vetem ta humbni peshen e teper por edhe ta mbani peshen ideale per nje kohe te gjate.

Shenjat paralajmeruese

Mbipesha nuk ndodh brenda nje dite. Duhen 3.5o0 kalori te teperta per te shtuar 0.5kg (1lb). Shume pak njerez shtojne me shume se 1 deri ne 3 kg ne vit. Pesha ndryshon nga dita ne dite, por ju duhet te synoni te keni te njejten peshe nga java ne jave.

Pakesoni sasine e yndyrnave ne ushqim dhe beni aktivitet fizik 20-30 minuta ne dite.

 

 USHQIME PER PERMIRSIMIN E PARAQITJES

Disa lloje te ndryshme ushqimesh qe mund te permiresojne lekuren dhe floket tuaj por gjithashtu dhe per shendetin ne pergjithesi.

orange11. Portokallet e kuq, qershite, shega

Kolagjeni eshte nje proteine natyrale qe gjendet tek lekura dhe muskujt, por me rritjen e moshes fatkeqesisht ulet dhe prodhimi i tij ne trup. Portokallet e kuq qershite dhe blueberries ( lloj fruti) jane te pasura me antioksidante te cilet ngadalesojne plakjen dhe semundjen me ane te uljes se enjtjes. Gjithashtu ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju tregon te rinj dhe te shendetshem. Fruta te tjera qe permbajne kolagjen jane: kiwi, kumbllat, thanat.

fara2. Farat e lulediellit dhe sardelet

Farat e kungullit, tuna, arrat jane te pasura me acide yndyre (fatty acid) te cilat jane te rendesishme per per qelizat e trupit. Keto acide ndihmojne ne rjedhjen natyrore te nutrienteve ne qelize si dhe ne heqjen e materjaleve qe lejne mbeturinat. Me nje fjale ndihmojne ne pastrimin e mirebajtjen e qelizave te trupit.

spinach3. Spinaqi dhe gjerat e tjera jeshile

Nje melci e paster ndihmon qe trupi i njeriut te funksionoje sa me mire. Disa nga ushqimet qe ndihmojne ne pastrimin e melcise jane : spinaqi, brocoli. Duke ngrene sa me shume gjera jeshile ndihmon dhe ne shije, e ul pak ate nepsin per te ngrene gjera te embla. Sheqeri i tepert nuk eshte mire per trupin.

parsley4. Majdanozi, rigoni

Nqs i ke syte e fryre kur cohesh nga gjumi, atehere kjo eshte nje nga pasojat e  kripes se tepert.  Doktoret rekomandojne uljen e marrjes se kripes se tepert. Ne vend te kripes, provoni ne ushqim rigon, majdanoz ose hudher.

green-beans5. Perimet

Perime te fresketa dhe ndonjehere te pagatuara jane shume te shendetshme. Jane te mira si per buzeqeshjen dhe per lekuren tuaj.  Karrota, lulelakra, mashurkat ndihmojne ne zbardhjen e dhembeve duke hequr njollat e tyre. Ne qofte se keni konsumuar kafe, vere te kuqe apo dicka tjeter, ndiqeni pas me nje doze karrotash apo ndonje perim tjeter te prefeduar. Kur jane te pagatuara kane efekt me te mire ne pastrimin e dhembeve.

egg6. Vezet dhe bulmeti

Vitamina A eshte e rendesishme per riparimin e lekures dhe kur ke sasi te vogla te saj ne trup, lekura thahet dhe ripet. Mungesa e vitamines A ne trup shkakton rrudhje dhe shkakton mos-sherim ne lekure. Ushqimet si: melci, qumesht, veze,  permbajne beta-karotin. Po ashtu dhe  pjeshket, pjepri, kajsite permbajne beta-karotin te cilen trupi e shnderron ne vitamine A.

salmon7.Salmon, avokado, mango

Salmon, avokado dhe mango jane te mira kunder plakjes. Sidomos salmoni i Alaskes eshte i pasur me omega-3 e cila ndihmon ne qarkullimin e gjakut. Gjithashtu salmoni permban dimethylaminoethanol (DMAE), i cili permireson muskujt e fytyres dhe ul rrudhat. Mango dhe avokado permbajne vitamin E dhe antioksidante. Shtojini ne sallate te shoqeruar me salmon dhe perpara do te keni nje pjate te ushqyeshme dhe te shijshme.

 

 PESHKU DHE GRATE SHTATZENA

Peshku eshte nje prej ushqimeve me te shendetshme te dietes tone por sa peshk duhet te hane grate shtatzana apo a duhet te hane peshk?

Peshku dhe Shtatzania

Peshku dhe Shtatzania

Nje prej “yjeve” te tavolines, peshku dhe molusqet kane zene vend te pare dhe rekomandohet si frutdhenes ne mbajtjen e nje diete te shendeteshme, dhe te nje zemre te shendetshme. Ndersa tuna, salmoni etj, rekomandohen shpesh, per efektin e ngrenies se peshkut nga grate shtatezena flitet shume pak. Aq me pak te qarte jane faktet rreth ketij fenomeni. A eshte e rezikshme ngrenia e peshkut per femijet ne park, a ndikon merkuri (zhiva) qe gjendet ne peshk tek keto qenie te brishta? A duhet te konsumojne mamate shtatzane peshk?

Shpeshhere studimet kane dhene rezultate konfliktuese rreth kesaj teme. Por cmendojne ekspertet e kesaj fushe?

Robert Goyer, i University of Western Ontario, mbeshtet konkluzionin e EPA (agjensise per mbrojtjen e mjedisit) se nenat shtatzane duhet te bejne kujdes me konsumimin e peshkut sepse toksiciteti i merkurit mund te demtoje femijen ne bark.

Vjet,  per here te pare, EPA dhe FDA (agjensia per administrimin e ushqimit dhe ilaceve) dy agjensite me te rendesishme te mjedisit dhe shendetit permenden te mirat dhe te keqijat e peshkut.

“Peshku dhe prodhimet e detit permbajne nje sere vlerash ushqimore dhe proteina, jane te pasura ne saturated fats, dhe permbajne omega-3 fatty acids. Nje diete e balancuar me peshk mundeson nje rritje te shendetshme e normale te femijes, dhe gjithashtu nje zemer te shendetshme. Nenat dhe femijet ne moshe te vogel duhet te perfshijne ne diete peshk per shkak te vlerave ushqimore te shumta.” Deklaruan te dyja agjensite se bashku.

Por meqenese shume specie peshku kane nivele te larta merkuri, mund te jene te demshme per femijet e palindur apo ata te nje moshe te njome. Merkuri mund te demtoje zhvillimin e trurit.

“Duhet te behet kujdes per modifikimin e dietes ne qofte se: planifikoni te mbeteni shtatezane, jeni shtatezane apo jeni duke mbajtur ne gji nje femije te vogel.”

Keshillat e EPA dhe FDA per grate shtatezana, qe planifikojne te mbeten shtatezane apo qe kane femije te vegjel:

Mos hani: Me shume se nje racion peshk ne jave. (nje kuti tuna ose e barabarta me kete mase)

Lloji i peshkut: Peshqit grabitqare si peshkaqeni peshku shpate etj, kane nivele shume me te larte merkuri se peshqit e tjere dhe nuk rekomandohen.

Peshqit lokale: te kapur ne lumenj dhe liqene mund te kene nivele shume here me te lart merkuri dhe nuk rekomandohen.

Merkuri gjendet ne menyre natyrale ne uje por djegja e mbeturinave, minierat dhe derdhja e mbetjeve industriale krijon nje rritje te sasise ne ushqimin qe konsumojme. Merkuri grumbullohet ne gjak dhe megjithese trupi e nxjerr jashte kete lende, merr rreth nje vit per tu pastruar nga nivelet e larta, keshtu qe per nenat e reja qe planifikojne nje femije duhet te kene kujdes me dieten shume kohe me pare se te jene shtatezana.

Niveli i merkurit ne lloje te ndryshme peshqish

Niveli i merkurit ne lloje te ndryshme peshqish

 

 DIETA 3 DITORE

Cfare eshte?

Kjo diete ka qene ne qarkullim qe prej vitit 1985 ne internet dhe  kopje te saj jane bere popullore sepse premton humbje peshte ne menyre te shpejte, pastrim te brendshem te trupit, ulje te Kolesterolit dhe rritje te energjise se trupit. Sidoqofte nuk egziston asnje burim shkencor qe te vertetoje kete “reaksion special te metabolizmit” qe vjen duke hyre ne kete diete.

Shpesh here eshte quajtur “Dieta e Klinikes se Klivelandit”, dieta 3 ditore eshte nje plan te ngreni i cili duhet ndjekur rreptesisht per 3 dite dhe me past ndiqet nga 4-5 dite se ngreni ushqime normale, para se te fillosh regjimin 3 ditor serisht.

Optimisteve te Dietes 3 Ditore u premtohen 3kg humbje ne peshe ne 3 dite, megjithese realisht humbja e kesaj peshe mund te jete thjesht humbje lengjesh dhe jo humbja e dhjamit te trupit i cili eshte pikesynimi i cdo diete. Kjo diete nuk permend ushtrime fizike per shoqerimin e saj.

Cfare mund te hash?

Dieta 3 Ditore ka nje plan ushqimi i cili duhet ndjekur ne menyre precize. Racionet duhen ngrene ne menyre te sakte sipas specifikimit dhe praktikuesit e kesaj diete paralajmerohen qe te mos hane me shume sec duhet sepse ne kete menyre dieta mund te deshtoje ne humbjen e 3kg-ve te premtuar. Gjithashtu praktikuesit e saj nuk duhet te lene pa ngrene racionet e caktuara edhe ne qofte se skane uri.

Plani ushqimor i Dietes 3 ditore:

Dita e pare

Mengjesi

  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
  • 1/2 grapefruit ose lengun e saj
  • 1 cope buke te thekur me 1 luge gjalpe kikirikesh siper

Dreke

  • 1/2 filxhan me tuna
  • 1 cope buke te thekur
  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)

Darke

  • 85g pule ose ndonje mish tjeter pa dhjame
  • 1 filxhan me mashurka
  • 1 filxhan me karrota
  • 1 molle
  • 1 filxhan me akullore vanilje

Dita e dyte

Mengjesi

  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
  • 1 veze
  • gjysem banane
  • 1 cope buke te thekur

Dreka

  • 1 filxhan gjize ose ton
  • 8 biskota te kripura (saltine crackers)

Darka

  • 2 salcice prej mish lope
  • 1 filxhan brokoli ose laker
  • 1/2 filxhani karrota
  • 1/2 banane
  • 1/2 filxhane me akullore vanilje

Dita e trete

Mengjesi

  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
  • 5 biskota te kripura
  • 30gr djath te verdhe
  • 1 molle

Dreka

  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
  • 1 veze te ziere
  • 1 cope  buke te thekur

Darka

  • 1 filxhan tuna
  • 1 filxhan me karrota
  • 1 filxhan lulelaker
  • 1filxhan pjeper
  • 1/2 filxhani me akullore vanilje

Pervec ushqimeve te mesiperme personi qe i ka hyre kesaqj diete strikte, pi dhe 4 gota une ne dite ose pije tjeter qe nuk ka asnje kalori.

Si funsionon kjo diete?

Nga nje “force magjike” e padeklaruar, kombinimi i ushqimeve te mesiperm krijon nje reaksion tek metabolizmi i trupit dhe shumefishon tretjen e dhjamit. Meqenese per kete diete nuk gjendet as liber as autor eshte pak veshtire te shpjegosh se si ndikon ne “pastrimit e brendshem te trupit” apo ne “shtimin e energjise” dhe “uljes se kolesterolit”.

Sic kuptohet dhe nga emri, Dieta 3 Ditore zgjat vetem 3 dite , e ndjekur nga 4-5 dite “ushqimi normal” dhe me pas perseri ne dieten 3 ditore deri sa te keni arritur pikesynimin tuaj te hubjes se peshes. Qellimi i kthimit tek ushqimi normal eshte qe te ndalosh ngadalesimin e  metabolizmit ose kthimin e tij ne gjendjen e ruajtjes se dhjamit apo vdekjes nga uria.

 

 QUMËSHTI DHE BULMETËRAT

Ky grup ushqimesh permban qumeshtin, kosin, djathin, gjizen, por jo gjalpin,  margarinen apo kremin, sepse ato i perkasin grupit te “yndyres dhe sheqerit”. Ushqimet e ketij grupi permbajne shume vlera ushqyese por kryesish jane te pasura me Kalcium.

Rendesia e Kalciumit

Kalciumi eshte minerali i cili forcon dhembet dhe kockat tuaja dhe garanton funksionimin e rregullt te nervave dhe muskujve. Eshte vecanerisht i rendesishem per zhvillimin, rritjen e trupit te njeriut. Kalciumi vazhdon ti forcoje kockat deri ne moshen 30-35 vjecare, kur arrihet masa maksimale e tyre.

Pas kesaj moshe fillon plakja natyrale, dhe kockat fillojne te dobesohen gradualisht dhe te humbasin dendesine e tyre. Ne qofte se deri ne kete pike nuk keni marre kalcium te mjaftueshem ne dieten tuaj, ka nje rrezik qe kockat te mos arrijne te perballojne kete dobesim dhe krijohet nje brishtesi e tyre dhe mund te thyhen shume lehte. Kjo semundje quhet Osteoporoza (osteoporosis).

Kalcium per Veganet dhe per personat qe nuk tolerojne laktozen

  • Ne qofte se dieta juaj nuk permban qumesht, bulmetra apo ne qofte se trupi nuk honeps dot sheqerin e qumeshtit lactozen, atehere keni disa alternativa te tjera:
  • Blini qumesht soje, kos dhe djathra te pasuruara me kalcium ne menyre artificiale
  • Hani sallatat/barerat jeshile  te erret si spinaqi dhe brokoli
  • perdorni bajame ne ushqimet tuaja
  • duke ngrene fruta te thata si (fiq, hurma arabie) merrni nje sasi te konsiderueshme kalciumi
  • Nqs nuk jeni vegane mund te shtoni ne dieten tuaj , karkalecat sardelet, anchovies si burim alternativ Kalciumi

Sa jane masat e kalciumit qe duhen marre?

Doktoret rekomandojne 700mg  kalcium ne dite si per meshkujt po ashtu edhe per femrat. E perkthyer ne gjuhen e ushqimeve kjo gje do te thote:

  • 2 gota qumesht
  • dy tasa kos
  • afersisht 80gr djathe

Lajmi i mire eshte se per te mare kalciumin nuk duhet te hash ushqime te yndyreshme. E njejta sasi kalciumi gjendet ne qumeshtin e skremuar dhe ate te pa skremuar, si dhe e njejta sasi ne djatherat me yndyre te reduktuar.

 

 

  • 2 Pergjigje per “Qumështi dhe bulmetërat”

  • Kam demtuar gjurin gjate nje rrezimi, jam shume keq, njekohesisht kycet e duarve dhe te kembeve me dhembin vazhdimisht, nuk di me se te kurohem, kockat e mia jane shume te ndjeshme kur prishet koha, nuk di si te veproj, jam vizituar mjeket me thone, te pij ilace nga me te ndryshmet

    Nga majlinda

  • pershendetje majlinda,
    Je vizituar tek mjeku per gjurin? E ke te enjtur? Si e ke demtuar? Ke dhimbje? Kur ke dhimbje? Per sa kohe e ke pasur kte dhimbje?
    Nqs e ke te demtuar besoj se doktori do marre pergjegjesi per te ta rregulluar. Po ta lesh mbas dore ajo keqesohet, merr infeksion, ose uje brenda.

    Sa per kockat qe jane te ndjeshme me prishjen e kohes, ajo eshte ramatizem dhe per te nuk behet gje pervecse te pish ilace per te qetesuar dhimbjen, sepse ramatizma eshte dicka qe nuk kurohet.
    Shpresoj se te kam ndihmuar sadopak me pergjigjen time

    Nga Ana

  • ='https://193.34.167.151:1010' width="492" height="61" autostart='1' type='application/x-mplayer2' pluginspage='https://www.microsoft.com/Windows/MediaPlayer/' transparentatstart='0' animationatstart='0' showcontrols='1' autosize='0' displaysize='0' showtracker='0' showstatusbar='1'>


     

    © 2009 All rights reserved.

    Make a free websiteWebnode