HISTORIA E KOSOVËS

   

 RADIO VUSHTRRIA-LIVE

 

                                                               

24 Mars 2006 /TN

Diogjeni njihet si filozof grek dhe ka jetu aty dikund nga viti 413 -327 p.k.  Kur Aleksabdri i Madh e takoi dhe e pyeti: - ke ndonjë kërkesë nga une?  - ai iu përgjigjë me cinizëm : " Po, të lutem, lëshoma Diellin që ma ke zanun...." !

Kosova ska nevojë më për diferencime, as për njerëz krahinor, as për sufler politiko-historik. Kosova sot ka nevojë për mbrojten e të kaluarës kombtare, që të din të ndërton më pastaj të ardhmen, në mesin e popujve të civilizuar, aty ku ka qen para  mija vjet më parë. Rrugë të mbarë Kosovë !

Shkruan: Shefket BRAJSHORI

Mbrëmë në një nga televizionet e Kosovës (RTK-në) në emisionin "Special" me autor Nuhi Bytyqin, opinioni kosovar, por edhe ai jashtë saj, kishte rastin të përcjellë  një debat rreth  pakënaqësisë dhe demonstratave të "Pranverës `81"  të rinisë studentore, por të shtrira edhe në gjithë shtresat  popullore.

Tema dhe debate që na nevojiten, që na ushqejnë dhe na gurtsojnë të vërtetën në rrugëtimin e këtij populli, frymëmarrjen e tij prej të robëruari dhe ngjitjen në historinë çlirimtare prej një populli që din të vetëflijohet.  Të flasim për skenarin e udhëheqësit të emisionit nuk e kemi ndërmend, ngase ai është gazetarë i dëshmuar.

Nuk duam të flasim as për të ftuarit, ngase moderatori sigurisht e ka pas këtë parasysh, por mund të shfaqim mendimin tonë se ma shumë se cdo njëri aty, vendin e ka pas legjenda(edhe pse sot gjithçka po quhet legjendë) i burgosuri i cili lidhi dy periudha të rëndësishme për <shqiptarët në Jugosllavi> pra që nga `45-ta e deri më `81-shin z. Adem Demaçi. Mirëpo ky artikull nuk e ka në synim as këtë personazh, edhe pse shpesh të shkon mendja se ne njerëzit e flijuar për atdheun, o i bëjmë të vetëvriten, o i vrasim vet. Fatkeqësisht!

Mirëpo, ajo skenë gjysmë e errët,me ngjyra të vrazhda, me ata zëra gjysmë të mbytur dhe atë radhitje personazhesh si në pritje për të <vulos>  të vërtetën mbi demonstratat e`81-it, nuk bëri asgjë më shumë përveç që kalli dhe zverdhi edhe më shumë qëllimin e emisionit dhe të vet ngjarjeve.

Vërtetë nuk e kemi për kulturë(flas për veten) e as qëllim të zhvlerësojmë dikë nga të pranishmit e emisionit, e as udhëheqësin e tij, por gjithçka çka u fol aty, nuk kishte as kryefjalë e as kallxues. Vërtetë duke u marrë me të ashtuquajtura tema të mëdha, nuk do të thotë as që bëhesh i "madh" e as më i vlefshëm, ngase si natyra ashtu edhe vet zhvillimi shoqërorë secilit ia jep riskun e vet të merituar.

Mirëpo pavarësisht nga kjo, sikur që debati të shtrohej në të ashtuquajtura <vijave të trasha të ecurisë së demonstratave>  pra : organizimi, bartësit e tij, forma e demonstrimit, parullat (qëllimi i parullave), kërkesat e tyre, koha e shfaqjes, e deri tek të shpjeguarit e ingranazheve të spiunazheve të huaja (ndoshta edhe serbe) asistimit të Shqipërisë (derisa ajo vet kish qen e pa çliruar) dhe përfundimisht efektivitetit të ingranazheve të  tyre, atëherë do të arrihej edhe deri tek qëllimi i emisionit.

Por nga ajo që dëgjuam, nga ajo që herë me plot fjalën e herë me belbëzime, herë shkarazi e herë duke shikuar njëri tjetrin në sy, shikuesi ngeli prap në mes të vërtetës dhe pritjes së asaj të vërtete. Pra emisioni nuk dha mesazhin e vet mbi ato ngjarje.

Kur jemi këtu dua të iu kujtoj  debatuesve një të vërtetë sa historike aq edhe me plot art dhe filozofi, por edhe kërkim të së vërtetës. Diogjeni njihet si filozof grek dhe ka jetu aty dikund nga viti 413 -327 p.k.  Kur Aleksabdri i Madh e takoi dhe e pyeti: - ke ndonjë kërkesë nga une?  - ai iu përgjigj me cinizëm : " Po, të lutem, lëshoma Diellin që ma ke zanun...." ! Gjithashtu ky filozof njihet edhe me një  veprim tepër spirituoz, kur në mes dite dilte në rrugë me  një fener në dorë dhe thërriste: "Kërkoj një Njeri" !

Pra, nga gjithë debatuesit sikur u tha gjithçka, apo në të kundërtën nuk u tha asgjë. Aq sa u tha, e lidhur shkurt shqip veç në dy-tri data të demonstratave, është sikur kur donë ta kalosh detin duke shkelë vetëm mbi ca fluska uji. E ashtu deti nuk kalohet. E ashtu as ajo unazë historike shqiptare nuk shpjegohet.

Në konsideratë për gjithë të pranishmit, dhe aspak duke i paragjykuar, por fol realisht të paktën unë nuk e kuptova as pjesëmarrjen e studentëve, gjegjësisht popullit, as organizatorët me ato parullat historikisht të vdekura (mendoj për parullat marksiste-leniniste) e as politikën ndëshkuese të vet komitet-linjëve shqiptarë. Kur jemi këtu  për komitet-linjët dhe milicinë e tyre, dua të përmendi një intervistë në vitin 1990 të një mësuese kur shpjegonte për torturat e veta në burg, ku më shumë gardianët shkije e kishin marrë në ndihmë, se sa shqiptarët e regrutuar të asaj kohe.

Ajo shpjegonte se sa herë brenda nate e kishin turpëruar (dhunuar) njerëzit milic-gardian me emër e mbiemër shqiptar. Me këtë shembull nuk duam të amnistojmë shkijet, por ajo që vret fort, është ajo që kanë bërë shqiptarët. Më shumë se turp, e më shumë se dhembje. Për këtë dhe shumë dhembje e detaje tjera, sikur A. Vllasi kurrë nuk i paska ditur.

Bile bile, aq sa tha ai, dual se edhe ai paska bashkëpunu (negocuar) për "Kosovën Republikë"brenda Jugosllavisë, derisa dihet se institucioni i tij dhe ai vet, që në fillim i ka "vlerësuar" demonstratat si antirevulicionare. Më habiti fakti se prof. P. Nushi kishte qen nënkryetar i ekzekutivit të Kosovës dhe askund nuk përmendi të vetmin prof. dhe intelektual të kohës, që vlerësoj e përkrahu studentët, tash të ikurin nga Jeta e Kosovës z. Ukshin Hoti. Si ore ai alamet intelektuali, askund nuk lidhi dhe nuk shpjegojë të paktën rolin e intelektualëve përgjatë atyre ngjarjeve?! Si ore, të paktën(pasi e kishte komshi qaty A.Vllasin) nuk ia kujtonte diferencimet që ai i bëri Ali Hadrit dhe shumë intelektualëve dhe studentëve....?!

Pra, derisa jemi këtu tek personazhet e "Special" dot nuk mund njeriu të i ik as interpretimit të ca bartësve të demonstratave të asaj kohe, ku as në shtrirje e as në kohë nuk bën kurrfarë analize. Duhet veçuar paksa këtu z. J. Krasniqi i cili ca gjëra i tha në mënyrë më të thukët se tjerët, por  busulla edhe atij i kërceu shpejtë nga 81-si e drejtë në 97-ën!!

Thuajse brenda kësaj kohe e këtyre viteve, të gjithë kosovarët kanë ndejtë veç me gjunjë përpjetë. Të paktën ishte shumë e nevojshme të kujtonte shpalljen  e Deklaratës Kushtetuese, zgjedhjet e para presidenciale, angazhimet ushtarake Kosovë -Shqipëri(nga 1991) e shumë data tjera pa të cilat nuk mund të shkruhet Historia "Speciale" e Kosovës. Shpejtë atij iu kujtuan vetëm dy personazhet e Prekazit (respekt atyre nga ne) duke harru me dhjeta viktima tjera të asaj kohe, e me qindra mija të torturuar. Vallë, a kanë shqiptarët më  kohë në histori të bëjnë politika krahinore?!?!

Po kështu më ka rastisë njëherë të dëgjoj një ish-komandant kur fliste për Zahir Pajazitin, dhe gjithqka përmendi në jetën e tij, por asesi shkuarjen e Zahirit në ushtrime ushtarake në Shqipëri(1991). Nuk e di mendimin e ish-komandantit, por e di se me këtë nuk e ka nderuar Zahirin, pavarësisht të bërat e tjera për Zahirin nga ai.

Krejt në fund, dua të ceku se: mbrëmë në emisionin "Special" shikuesit as nuk dëgjuan atë që duhej dëgjohej nga ish bartësit e demonstratave, as nga "pashallarët" e asaj kohe që torturuan popullin e vet, as nga ndonjë intelektual i viktimizuar (sepse nuk kishte të ftuar të tillë intelektual). Kjo të bën të dyshosh në Historinë"Speciale" të Kosovës. Me këto personazhe mendoj as nuk ndërtohet histori por edhe as nuk shembet, sepse populli ec prapë historinë e vet.

Ajo që duhet cekur është se derisa ende nuk dijmë datat e sakta të luftës së fundit në Kosovë, po ashtu as bartësit e 81- ës e as ata që i vranë mbas shpine, pa dashtë me shku tek ndarja e komunistëve Hoxha-Hoxha pas luftës së dytë botërore kur luftëtarët më të mirë i vranë dhe internuan vet, ndërsa Shqipërinë dhe Kosovën i kthyen në dysh, si mund ky popull të shkruan Historinë e vet "Speciale" me një emision special?

Kjo don qasje dhe angazhim. Kjo don dije dhe studim. Për këtë të gjithë duhet angazhim. Tash e tuje nuk kemi nga kush frikohemi, edhe pse ka pas djem e vajza që kurrë nuk janë frikuar. Përmes shpatullave dhe ferrit të tyre gjendet sot Kosova e lirë. Sepse ata e dinin se: " ...frika është pjella kryesore e dyshimit, dhe një nga pjellat kryesore të ligësisë. Fitorja mbi frikën është fillimi i mençurisë.." thonte Bertrant Rissell.

Pra, Kosova ska nevojë më për diferencime, as për njerëz krahinor, as për sufler politiko-historik. Kosova sot ka nevojë për mbrojten e të kaluarës kombtare, që të din të ndërton më pastaj të ardhmen, në mesin e popujve të civilizuar, aty ku ka qen para  mijëra vjet më parë.
 
Rrugë të mbarë Kosovë !

 

            SHIKO VIDEO HISTORIA E KOSOVËS NGA VITI 1389 DERI NË 1999

 

 

 

 

© 2009 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode