Thaci: EULEX-in e kane ftuar institucionet e Kosoves

25/08/2009 22:31

 

Thaci: EULEX-in e kane ftuar institucionet e Kosoves

25.08.2009
Gjatë qëndrimit në Gjilan - ku ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në kanalizimin e ri dhe rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” - kryeministri Hashim Thaçi bëri një deklaratë lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it, që ndodhi sot në Prishtinë.

“Autoritetet evropiane janë të ftuara nga institucionet e Republikës së Kosovës për të dhënë mbështetjen e tyre me rekomandimet, këshillat, për të ndërtuar perspektivën evropiane të Kosovës, perspektivë kjo e sigurt” , u shpreh kryeministri Thaçi.

Ndërsa, në interesimin e medias lidhur me çështjen e shumëpërfolur të protokollit të EULEX-it, kryeministri Thaçi ritheksoi: “Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është shumë i qartë edhe sa i përket çështjes së përfolur të idesë së protokollit. E kam theksuar edhe më herët se edhe gjashtëpikëshi dhe çështja e protokollit i takojnë së kaluarës”.

Synimi i Kosovës, i qytetarëve të saj, si dhe politika e Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, është integrimi në NATO dhe Bashkim Evropian. /Telegrafi

 

© 2009 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode