20.08.2009 Pasi parlamentet e dy vendeve të miratojnë këtë marrëveshje, atëherë shtetasit shqiptarë nuk do të paguajnë më taksën prej 15 dollarësh për të hyrë në Turqi, ashtu sikurse edhe shtetasit turq nuk do të paguajnë më tarifën e vizës për të hyrë në Shqipëri. Lëvizja e lirë e qytetarëve të Shqipërisë drejt Turqisë do të favorizojë më shumë tregtarët, turistët, por edhe qytetarët e thjeshtë që duan të vizitojnë Turqinë.
Qeveria e Shqipërisë, ka miratuar në parim marrëveshjen me shkëmbim notash me qeverinë turke për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë e turq. Ky vendim u miratua pas propozimit të Ministrit të Punëve të Jashtme, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.