Serbia proteston ndaj deklarates se Berishes

19/08/2009 23:19

 

Serbia proteston ndaj deklarates se Berishes

19.08.2009
Ministria e jashtme e Serbisë ka kumtuar të martën se i ka dërguar notë proteste të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, me rastin e një deklarate të kryeministrit Sali Berisha.

“Ministria e punëve të jashtme shumë ashpër dënon deklaratën provokuese të kryeministrit shqiptar, e cila ashpër e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”, thuhet, pos tjerash, në kumtesë.

Ministria e jashtme e Serbisë thotë se të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd i është bërë e ditur se deklaratat e tilla i dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se kjo notë proteste ka të bëjë me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha, se projekti i unitetit kombëtar të shqiptarëve duhet të jetë ide udhëheqëse për të gjithë politikanët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. /rel/


 

© 2009 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode