Sejdiu leter Konferences Islamike per njohjen e Kosoves

01/09/2009 01:09

 

Sejdiu leter Konferences Islamike per njohjen e Kosoves

01.09.2009
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), z. Ekmeleddin Ihsanogllu, nëpërmjet së cilës ka kërkuar mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës ...

nga vendet anëtare të kësaj organizate që nuk kanë marrë ende një vendim për njohjen e shtetit të ri.
Lajmin e bën të ditur agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi, e cila shkruar se Presidenti Sejdiu e ka falënderuar z. Ihsanogllu për mbështetjen që ka dhënë për procesin e pavarësisë së Kosovës. Z. Ihsanogllu, në një deklaratë të tij të mëhershme, kishte thënë se Kosova zë një vend të rëndësishëm në botën islamike dhe në Organizatën e Konferencës Islamike. Ai ka bërë thirrje për mbështetjen e integrimit të Kosovës në komunitetin dhe institucionet ndërkombëtare.


 

© 2009 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode