Sejdiu dekreton edhe edhe kater ambasadore te rinj

20/08/2009 16:12

 

Sejdiu dekreton edhe edhe kater ambasadore te rinj

20.08.2009
Pas marrjes së pëlqimit nga vendet përkatëse, presidenti Fatmir Sejdiu dekretoi sot 4 ambasadorë të rinj të vendit tonë. Këta janë: Avni Spahiu, Uashington, Bekim Sejdiu, Ankara, Gazmend Pula, Tiranë dhe Anton Berisha, Lubjanë

Dje (e mërkurë) Presidenti Fatmir Sejdiu ka dekretuar ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës, z. Vilson Mirdita, i cili do të marrë postin e ambasadorit të Kosovës në Gjermani. Për afro një vit, Mirdita dhe të dekretuarit tjerë, përveç z. Anton Berisha, kanë qenë të ngarkuari me punë në kryeqytetet përkatëse.

Ditëve në vijim presidenti Sejdiu pritet të akreditojë edhe ambasadorët në 17 ambasadat e tjera të Republikës së Kosovës që pritet të jenë funksionale gjatë këtij viti. Ndërkaq Ministria e Jashtme është në procedim të përzgjedhjes finale të shërbimit civil dhe diplomatik.


 

© 2009 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode