26.08.2009
Pas marrjes së pëlqimit nga Republika e Bullgarisë, presidenti Fatmir Sejdiu dekretoi sot Ariana Zherka - Hoxha, ambasadore të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë, me seli në Sofje.
Dekretimi është bërë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial, të datës 10 shkurt 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Bullgarisë, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.