Putin: Kosova si Osetia e Jugut dhe Abkhazia

27/08/2009 01:36

 

Putin: Kosova si Osetia e Jugut dhe Abkhazia

27.08.2009
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, e kanë fituar subjektivitetin ndërkombëtar nga çasti kur janë njohur nga të paktën një shtet.

 

Siç transmeton agjencia Itar-Tass, Putin ka vlerësuar se ka bazë krahasimi i Kosovës me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

“Nga pikëpamja morale, është krejtësisht i drejtë krahasimi i Kosovës me Abkhazinë dhe Osetinë. Nuk ka kurrfarë dallimesh thelbësore. Në të dyja rastet kishte konflikt etnik, në të dyja rastet kishte shkelje të ligjit”, ka vlerësuar kryeministri rus.

Putin i bëri këto komente me rastin e një vjetorit të njohjes së pavarësisë që Moska u bëri dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë. Deri tash vetëm Nikaragua e ka ndjekur shembullin e Moskës. (rel)

© 2009 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode