25.08.2009 Një javë më parë Obama firmosi urdhrin për krijimin e "High-Value Detainee Interrogation Group" (Hig), një njësi hetimore e përbërë me ekspertë nga disa agjenci inteligjente dhe sigurimi, shkruan "Washington Post". Njësia e re do të vendoset në zyrat qendrore të FBI-së, dhe do të monitorohet nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë, duke i dhënë kështu Shtëpisë së Bardhë, një kontroll të drejtpërdrejtë mbi procedurat e pyetësorëve. Mësohet se strukturat e CIA-s nuk do të jenë pjesë e njësisë së re hetimore.
Presidenti amerikan Barak Obama, dha dritën jeshile për krijimin e një njësie të re për pyetësorët e të dyshuarve për terrorizëm, njoftoi sot e përditshmja "Washington Post".