17.08.2009
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e Shqipërisë njoftoi të dielën se Tuneli i Thirrës në autostradën Rrëshen-Kalimash do të jetë i mbyllur për trafikun nga ora 23:00 e ditës së martë (18 gusht) deri në orën 7:00 të ditës së enjte (20 gusht).
Në këtë njoftim për shtyp, Ministria e Transporteve informon se "ky kufizim i përkohshëm kryhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të këtij tuneli, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku".