Neser ne Kosove mbahet provimi i matures shteterore

25/08/2009 22:26

 

Neser ne Kosove mbahet provimi i matures shteterore

25.08.2009
Nesër, në orën 10, në Kosovë do të zhvillohet provimi i maturës shtetërore për maturantët që nuk e kanë kryer atë me sukses në afatin e parë. Testi do të mbahet në 74 qendra dhe do të menaxhohet nga 1.600 administratorë.


Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë (MASHT) bën të ditur se tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për afatin e dytë të provimit.

Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që provimi të organizohet sa më mirë dhe të parandalohen të gjitha parregullsitë që do të mund të dëmtonin rregullsinë e provimit.

Ai ka thënë se në rast të verifikimit të parregullsive në terren do të merren masa disiplinore ndaj personave përgjegjës.

Në afatin e dytë të provimit të maturës do të marrin pjesë rreth 13 mijë maturantë që nuk kanë marrë pjesë ose kanë dështuar në afatin e parë, në muajin qershor.

Maturantët duhet të japin përgjigje të sakta në të paktën 50% të pyetjeve të testit për të fituar të drejtën për shkollim të lartë. Rezultatet e provimit do të publikohen më 3 shtator 2009. /qik

 

© 2009 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode