Juventus eliminon Milanin dhe Interin, shpallet fitues i Trofeo Tim

15/08/2009 11:37

                                                   Juventus eliminon Milanin dhe Interin, shpallet fitues i Trofeo Tim

15.08.2009
Juventusi e ka mposhtur edhe Milanin dhe u shpall fitues i garës Trofeo Tim, e cila zhvillohet ndërmjet tre skuadrave më të suksesshme italiane. Në ndeshjen e parë, Juventusi ndërsa në të dytën Milani mposhti Interin. Ja golat e ketyre tre ndeshjeve...

Përballja e tretë 45-minutëshe e zhvilluar ndërmjet bardhezinjve dhe kuqezinjve, ka përfunduar me fitoren e të parëve me rezultat prej 2-0.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Amauri (14’), ndërsa Vincenzo Iaquinta e dyfishoi epërsinë e Juves (32’), dhe ku rezultoi të ishte goli i fundit në këtë ndeshje.

Në përballjen e parë Zonja e Vjetër e mposhti Interin pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa pas kësaj fitoreje Juventusi shpallet fitues i Trofeo Tim.

Kjo është hera e parë që Juventusi shpallet fitues i këtij trofeu miqësor, ndërsa duhet të përmendim që sulmuesi bardhezi Carvalho Amauri u shpall lojtari më i mirë i kësaj gare, i cili shënoi nga një gol në të dyja ndeshjet e Juves.
 

 

© 2009 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode