Fazliu dhe Matoshi edhe zyrtarishte kalojne ne PDSH

27/08/2009 22:43

 

Fazliu dhe Matoshi edhe zyrtarishte kalojne ne PDSH

27.08.2009
Anëtarët e lartë të kryesisë së DR-së, Ruzhdi Matoshi dhe Bekim Fazliu sot edhe zyrtarishtë kaluan në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare. Ruzhdi Matoshi nga grupi i të larguarve nga DR tha se statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve është në përgjithësi i degraduar dhe gjithçka për shqiptarët këtu shkon në regres.


”Rrugëzgjidhja e problemeve të shqiptarëve ka vetëm një përgjigje dhe ajo është platforma e PDSH-së e cila në mënyrë shumë praktike i zgjidh problemet e shqiptarëve” deklaroi Matoshi i cili largimi e tij nga DR e arsyetoi me faktin se kreu i kësaj partie Imer Selamani gjithë aktivitetin politik e kishte koordinuar me partinë e Nikolla Gruevskit.

Nga PDSH thonë se për një muaj 90 për qind e anëtarësisë së DR-së do të kalojë tek ata. Sipas tyre PDSH-ja do të shndërrohet në lëvizje kombëtare në Maqedoni. (INA)


 

© 2009 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode