25.08.2009 Faqja e Facebook thotë se ka më shumë se 900 punonjës.
Faqja e rrjetit shoqëror të internetit Facebook po kërkon të zgjerojë stafin e saj me 50 përqind këtë vit, i tha agjencisë së lajmeve Bloomberg shefi ekzekutiv i saj Mark Zuckerberg në një intervistë të 20 Gushtit.
Kompania, e cila është sipërmarrje e kapitalistëve, ka ndërmjet investitorëve të saj Peter Thiel, Accel Partners, Microsoft Corp dhe firmën ruse të investimeve të internetit Digital Sky Technologies, ka më shumë se 250 milionë përdorues të regjistruar.
Në Qershor, rivali MySpace, e zotëruar nga News Corp, tha se do të shkurtonte me 30 përqind stafin e tij amerikan dhe dy të tretat e fuqisë së tij punëtore ndërkombëtare. (krokodili.com)