29.08.2009
Ne kampionatin shqiptar jane emra si Kuli, Allmuca, Pema, Diop dhe Deliallisi, kurse jashte kufijve, futbollistet e kombetares si Hyka e Lika agjerojne muajin e Shenjte te Ramazanit.
Muaji i Shenjte i Ramazanit respektohet nga besimtaret muslimane edhe ne futboll. Nese ne Itali, mesfushori i Interit Ganezi Muntari eshte lene jashte fushe, pasi nuk i bindet urdhrit te trajnerit te tij per mos agjerim, ne vendin tone ndodhe ndryshe.
Drejtues te skuadrave shqiptare respektojne vendimin e futbollisteve te Kategorise Superliore, te cilet per t’u gjendur me prane Zotit agjerojne gjate Muajit te Shenjte, edhe pse jane ne nje regjim te forte stervitjesh ne kete fillim kampionati.
Bekim Kuli, mesfushori i Dinamos eshte nje nga lojtaret qe respekton Islamin dhe agjerimin. Ndryshe mendojne mjeket specialiste te futbollit, te cilet shprehen se agjerimi per nje futbollist nuk eshte i keshillueshem, gjithesesi fiziku i tyre mund ta perballoje edhe ne keto temperatura te larta qe po kalojme.
Ndersa ne kampionatin shqiptar agjerojne emra si Kuli, Allmuca, Pema, Diop e Deliallisi, jashte kufijve, futbollistet e kombetares si Hyka dhe Lika respektojne muajin e Shenjte te Ramazanit.
Perpos tyre, edhe emrat me te medhenj te futbollit europian, jane agjerues te rregullt te Ramazanit, si ylli i Arsenalit Samir Nasri, bomberi i Sevilias Frederick Kanute dhe futbollisti i Juventusit Muhamed Sissoko, pa harruar as ish-yllin francez Zinedin Zidane.