18.08.2009 Deri tani janë ngritur tetë kallzime penale për antarët e grupit të tifozëve, të cilët akuzohen për ushtrim dhune dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Jankullovska ka paralajmëruar se do të ndërmeren masa edhe ndaj pjestarëve të policisë nëse vërtetohet fajsia e tyre në mos parandalimin e incidentit.
Policia vazhdon edhe metej hetimet rreth incidentit të djeshëm në lagjen Nerez, ku një grup huliganësh, tifoz të klubit fudbollistik Vardar, të njohur si Komitët, sulmuan banorët e kësaj lagje duke mos kursyer as gratë e as fëmijët.
"Përderisa ndonjëri nga policët të cilët kanë qenë të detyruar të sigurojnë vendin ku dhe ka ndodhur incidenti dhe më gjërë, nuk kanë reaguar se si duhet dhe me kohë, edhe kundër tyre do të shqiptohen masa përkatëse", paralajmëron Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.
Jankullovska para mediave sot doli me verzionin të cilën e mbronin dje kryesia e klubit Vardar dhe tifozët e saj, se situatën e kanë provokuar pikërishtë banorët shqiptarë të Nerezit, 7 prej të cilëve përfunduan në spital me lëndime trupore. Janë paralajmëruar padi edhe ndaj të gjithë të përfshirëve në incidentin e djeshëm përfshirë edhe banorët e Nerezit.
"Gjithsesi se jemi duke punuar deri në zbardhjen e plotë të rastit, dokumentimin e tij dhe në fund të fundit, nxjerrjen e të gjithë pjesëmarrësve në këtë incident, para gjykatës. Megjithatë, bëhej fjalë për një situatë, ku ishin të përfshirë një numër i madh i personave dhe ishtë çështje minutash dhe mos të them sekondash kur duhej të bëhet analizë dhe të reagohet", premtoi Gordana Jankullovska.
Edhe avokatja e grupit të dyshuar si thyes të rendit publik Rozita Xhartovska pohon se Komitët nuk kanë provokuar incidentin.
"Është filluar me gjuajtje të gurëve në drejtim të Komitëve, dhe këta të fundit reaguan në mënyrë të njëjtë", tha Rozita Xhartovska, avokate e Komitave.
Ky grup tifozësh në reagimin e tij identifikon veten si mbrotësit e fundit të nderit dinjitetit kombëtar maqedonas në këtë shtet. “Ne si grup tifozësh vazhdojmë të përkrahim antarët tanë gjithmon dhe gjithkundi. Për ne Maqedonia dhe nderi kombëtar maqedonas janë të shenjta, kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet, kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë, thuhet në reagimin e grupit të tifozëve të quajtur Komitët.