Banka Boterore i shlyen Serbise borxhin e Kosoves

27/08/2009 22:42

 

Banka Boterore i shlyen Serbise borxhin e Kosoves

27.08.2009
Banka Botërore e ka njoftuar Qeverinë e Serbisë se ia ka shlyer rreth 550 milionë dollarë të borxhit të jashtëm të Kosovës. Ministri i Ekonomisë Mlagjan Dinkiç tha se shlyerja e “borxhit të Kosovës” kurrsesi nuk don të thotë se Beogradi do ta njohë pavarësinë e Kosovës.


Dinkiç shtoi se Serbia para një viti ka kërkuar nga Banka Botërore që të lirohet nga pagesa e “borxhit të Kosovës”, sepse nuk ka pasur kuptim që të kthejë pjesë të borxhit në kohën kur nuk mund të arkëtojë të ardhura tatimore në Kosovë.

Borxhi i jashtëm i Kosovës tash është rreth 630 milionë dollarë. (rel)


 

© 2009 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode