27.08.2009
Nën dyshimin se ka keqpërdorë pozitën zyrtare dhe për marrje të ryshfetit sot është arrestuar komandanti i stacionit policor në Obiliq, Sejdi Zeqiri. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se pas arrestimit, i dyshuari edhe është suspenduar nga puna.
“I njëjti është arrestuar nga hetuesit me urdhër të prokurorit publik me dyshimin e bazuar se ka shpërdoruar detyrën zyrtare dhe për marrje të ryshfetit.
Pas arrestimit atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe i njëjti është suspenduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Zyrtarët e Policisë zotohen se ndaj çdo polici, i cili me veprimet e tij bie ndesh me ligjin për policinë ose legjislacionin tjetër në Republikën e Kosovës, do të merren masa konform ligjit. (express)