19.08.2009 Në makinën me të cilën udhëtonin gjendeshin edhe tre fëmijët, djali 2 vjecar, vajzat 7 dhe 9 vjet, që kanë pësuar vetëm lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Të dielën në datë 16 gusht, në qytetin Regensburg të Gjermanisë, duke u kthyer nga Maqedonia, në një aksident automobilistik humbën jetën Ali Murati 44 vjet me bashkëshorten e tij 32 vjeçare.
Murati është me origjinë nga fshati Dobroshtë i Tetovës. Sipas burimeve të televizionit ALSAT në Gjermani, trupat e pajetë të dy shqiptarëve pritet të kthehen në vendlindje në datën 19 ose 20 gusht, për të kryer ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit në fshatin Dobroshtë.