01.09.2009 Ajo që duhet bërë është kthimi i zhvillim ekonomik dhe investime në prioritet shtetëror. Tashmë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë pranuar Kosovën dhe do të investojnë atje, ndërsa shpresoj se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare evropiane. Një prej shanseve të zhvillimit të Kosovës është në fushën e energjetikës. Kosova me rezervat e veta të thëngjillit mund të shndërrohet në një vend të rëndësishëm të eksportimit të energjisë. Para së gjithash duhet krijuar vende punë për të ë rinjtë, ndryshe ata do të bien viktima në kurthin e kriminalitetit. Puna duhet kryer edhe në reformimin dhe ndërtimin e administratës. Sa iu përket problemit etnik, serbët dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk do të bëhen kurrë anëtarë të Bashkimit Evropian, nëse nuk merren vesh të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit, ka theksuar Ahtisari.
Ndërmjetësi për statusin e Kosovës, presidenti Ahtisaari, bartës i çmimit Nobel për paqe, në një intervistë që i ka dhënë gazetës vjeneze Die Presse në numrin e sotëm, thekson se Kosova do t’ia dalë në rrugën e vet edhe pa tutorizmin e Bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka bërë thirrje për investime në këtë vend.
Serbia, tha Ahtisari për gazetën vjeneze nuk guxon ta minojë pavarësinë e Kosovës. Prandaj BE nuk duhet ta pranojë Serbinë në gjirin e saj para se kjo ta njohë pavarësinë e Kosovës. BE nuk guxon të importojë edhe probleme të tillë ashtu siç ka bërë me rastin e Qipros apo si në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë.
Ahtisari ka theksuar se BE duhet të hapë njësoj për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor portat për anëtarësim, ndryshe ky organizëm do të humbë besimin dhe prestigjin e krijuar. (rtk)