Në kujtim të dëshmorit Arsim Muzaqi (1978 - 1999)
Luftëtari sypatrembur
Luftë...luftë...luftë
Denbabaden luftë
Luftë në Drenic!
Luftë në Shalë!
Po Artakolli?!
Luftoi,ore të keqen,luftoi dhe qëndroi.Luftoi krahas tyre dhe mbas
përjetoj më shumë se ato vetë.Fati e degdisi keq,midis dy zjarresh,midis
Drenicës dhe Shalës,të cilat kurrë nuk e ndalen pushkën qlirimtare.Dhe,
bam andej,bam këndej.Artakollasit përherë në këmbë,të gatshëm për
kacafytje më të keqen.këtë nuk e harrojnë dot as malet,as toka e zhuritur
nëpër mote...
Këtë nuk e harron për jetë as katundi që e pagoi shtrenjtë,me ghak,
Brusniku,i shtrirë rrezë Qyqavicës,në Klysyrën që shpie për në Drenicën
heroike...
Pinjolli i vetëm që i shpëtoi masakrës shfarosëse
Lëvizja Kaqake kishte arrirë kulmin.Azem Galica me qetën e vet kreshnike
kishte shtrirë veprimtarinë e vet luftarake pothuajse në të gjitha
Trojet Etnike Shqiptare.Ata tashmë e quanin Lokja e Kosovës sepse në
prehërin e tij Krahas tyre shtohej edhe zullumi i barbarëve të përtej
Tunës.Krali serb dhe këshillatri i tij dinak,Pashiqi,vazhdonin planet
e Qubrilluviqit për kolonizimin e trojeve tona.Kolonët serbomalazezë,
pos që gëzonin të drejta të pakufizuara,herë-herë edhe organizoheshin
në grupe bandash hakmarrëse e zullumqare dhe si lukuni ujqësh grabitqarë
lëshoheshin mbi popullatën e vendëse,mbi shqiptarët e pa brojtur.
Një gje e tillë i ngjau edhe Bbrusnikut.
..Ishte fundkorriku i vitit 1923,Koha e lëmës.kolonët serbomalazezë të
Bukoshit dhe rrethinës,një ditë ishin quar rrëfije,siq thoshte populli,
dhe kishin mësyer Brusnikun.Në shenjestër të parë familja e madhe e Tahir
Muzaqit.Burrat i gjejnë në lëmë,me duajt e shtruar për t'i fshirë.Nga
shtëpitë i nxjerrin edhe gratë,pleqtë,dhe fëmijët në djepa.Të gjithë tok
zunë t'i pushkatojnë,t'i marterizojnë,t'i masakrojnë pamëshirshëm.O zot,
q'farë mynyre marramendëse,për të qarë guri e druri...Flaka përpinte dhe
përcëllonte qdo gjë.Një si hije përhitej për asaj zallamashije qmendëse.
Bam-bum edhe ca krisma pushkësh në drejtim të saj.Por,kot,Zeqiri,me këmbën
e djadhtë të dërrmuar,zvarritej përmes plumbash.Ishte pinjolli i vetëm që
po i shpëtonte masakrës shfarosëse.Kasaphane e asaj dite vazhdoi edhe tutje
nëpër Aertakoll.Deri kah mesi i ditës u grinë mbi shtatëdhjetë burra...
Nga ajo lozë doli edhe luftëtari i epokës se re,dëshmori i UQK-së,
Arsim Muzaqi.
Arsim Muzaqi u lind në Vushtrri,me 13 nëntor 1978.Ishte djali i katërt me
radhë i babës Nazmiut dhe nënës Remzijes.I ati punonte në OPT''Qyqavica"
dhe mezi e mbante familjen tetë anëtarëshe.
Arsimi ishte fëmijë i veqantë nga të tjerët.Edhe si nxënës i shkollës fillore
"Mustafë Venhari"(atëher "21 Nëntori")u dallua në sjellje e në mësime.
Ishte i dashur për të gjithë,për shokët e për mësimdhënësit.Mësimet e mesme
i mbaroj po ashtu në vendlindje,në QMSH"MUHARREM BEKTESHI"
Mbi të gjitha,Arsimi shquhej për shkathtësi trupore,andaj edhe regjistroi
sportin luftarak-karaten.Edhe aty u vequa shpejt duke arritur rezulltate të
kënaqshme.Brenda pak kohësh kulmoi,u bo kampion i Kosovës në Karate për të
rinjtë.
Shpirti i shëndosh në trup të shëndosh ,thoshin latinët e vjetër.Mbase e
vërtetë.Edhe djaloshi me shpirt të formuar atdhetari,iurtë,i sjellshëm,
i dashur,e me trup atleti,ishte një unikat,ku këto dy elemente gërshëtoheshin
fare natyrshëm.
Ushtari i vijës së parë
Trimi,që në shpirt kishte artin luftarak,me të dëgjuar krismën e parë të
lirisë në Drenicë,pa u hamendur u rrshtua në rrugën e madhe qlirimtare.
Uniformën aq të dashur të UQK-së dota vesh në Ceceli, më 25 gusht 1998.
Kjo që dita më e gëzuar për të.Fillimisht u angazhua në Batalionin IV të
Brigades 141 "Mehë Uka",të komandant Gani Imeri.Aty veproi deri në
ofenzivën e madhe të 15 shtatorit.Më vonë u ndje nevoja për riorganizimin
e Brigadës.Sa kaq u formua edhe Njesia Speciale nën udhëheqjen e
Zymer Halimit-Besi.Dhe,kush tjeter mund t'i përmbushte më mirë se Arsimi
kërkesat që shtroheshin për t'u pranuar aty.Askush,andaj ai është ndër të
parët.Kjo Njësi mburrej me zotësin e djaloshit me brezin e zi...Aty kishte
edhe dragonj të tjerë,por ai nga i cili nuk e ndau as vdekja ishte trimi i
Kaqanollit,Faruk Nazmi Beqiri.
Nga beteja në betejë
Ditët ecnin lumë e Arsimi bënte emër lufte e trimëri.Me 8 janar 1998,kur
i zunë robër tetë ushtarë serbë,ai ishte në krye të detyrës dhe shkëlqeu
Aftësia dhe trimëria e tij lanë oa gajë edhe Kreshbardhën e lashtë Ilire.
Nga 25 shkurti deri 17 mars 1999 u zhvillua beteja e madhe kundër ushtrisë
serbe që me qdo kusht tentonte për dalë në zonën e lirë të Drenicës.
Edhe aty,në Ashlan,në Taraxhë, në Pantinë, e në Liqej,në Balinc etj,u
gjend Arsimi me shokët,në ndihmë Brigadës 142.Gjat atyre luftimeve,në
Galicë,ra edhe Selim Bislimi...
Betejat s'kan të sosur.Komandant Shemi kishte marrë krahët e Shqiponjës
Dhe,ku ishte komandanti ishte edhe Arsimi,ku ishte Arsimi ishte edhe
Faruku,ishte Njësia Elite...Me 21 prill 1999 sulmojnë bazën e ushtrisë
serbe në Kutllofc,ku marrin sasi të mëdha municioni(mbi tetëdhjetë mij
fishekë),armësh,predhash,granatash...
Arsimi ishte edhe mjeshtër i përdorimit të armëve.I zotronte për
mrekulli automatikun,snajperin,PM-84,zolën etj.
Ra për të mos rënë Kosova
Epopeja më e lavdishme e Njësisë Speciale të Brigadës "Meh Uka"dhe në
përgjithësi e UQK-së në ZOSH,padyshim mbetet lufta titanike në vijën
e frontit:Trepqali-Melenicë-Pretenë-Lagjia e Cenajve-Kodra e Majdanit.
Obobo,q'luftë!Err e terr ballëpërballë me vdekjen.
Dhe,dielli e hëna e ndërronin vendet.Malet e luftëtarët nuk loznin dot
nga vendet,qëndronin të patundur.Erdhi edhe 26 prilli 1999.Sërish doli
dielli mbi shkrepat e gjakosur,Serish lindi edhe hëna e turpëruar.
Po afrohej edhe mesi i natës.Kulshedra ishte tërbuar.E tëra ishte e larë
me gjak.Edhe dragonjtë ishin molisur,po i lëshonte fuqia...Shkëmbi i lirisë
mori ngjyrë të kuqe...Përreth tij shumë lulëkuqe kishin buleruar...Aty ra
edhe karatisti sypatrembur,Arsim Muzaqi...Ra që të mos binte Kosova...Jetën
ia fali betejave,ato ia dhuruan përjetësin!
Dëshmori Arsim Muzaqi