RADIO VUSHTRRIA-LIVE
28.05.2009 ... por për shkak të lëndimit të vëllait të Artës, Don Arbas, në këmbë ai është shtyrë për një kohë tjetër.
Këngëtarja kosovare, Arta Bajrami, pritet që së shpejti të lansoj albumin e saj më të ri. Në fakt albumi ka pasur që të del në shitje disa ditë më parë ...
Arta ka thënë për Express Online se albumi pritet që të del në treg në qershor pasi që vëllai i saj të jetë shëruar. Albumi është edituar nga produksioni “Eurolindi”.
“E di që adhuruesit e mijë mezi që presin që të shikon albumin tim por unë i premtoj ata se ai nuk do të vonohet shumë”, ka thënë Arta.
Sipas saj edhe në këtë album pritet që të këtë një numër të madh të hiteve. (Ardian Jasiqi, express)
20.05.2009 Tani “Biondina” me sy të zi do të këndohet nga vokalisti i ri, Gentian Gojani, ndërkaq grupi të enjten do të bëj edhe promovimin e video-spotit të tyre të parë që do të quhet “Ia fala zemrën”.
Grupi i mirënjohur kosovarë, TNT ka zgjedhur që të rikthehet në skenën e muzikës rok të Kosovës, por pa vokalistin e tij të mëparshëm, Ferki Shala.
“TNT do të rikthehet me të njëjtin zhanër më të njëjtin repertor dhe me të njëjtin stil”, ka thënë vokalisti i ri i grupit për Express Online, Gentian Gojani.
Në rikthimin e grupit TNT të gjithë anëtarët janë të njëjtë, pra prapë në të janë kitaristi Nexhat Macula, pastaj bas dhe sint Valton Besimi si dhe në daulle Murat Shabani.
Rikthimi i TNT-së është bërë pas disa viteve pauze të tyre, sidomos pas luftës se vitit 1999.
19.05.2009 Nuk ia kishte pritur mendja, që për shumë arsye në kokën e saj t’ua hidhte të gjitha këngëtareve të tjera, duke e fituar ajo Festivalin e Muzikës Moderne. E kishte menduar që do ta kishte të vështirë sepse nuk ishte e njohur sa Gili, me reputacion si Eliza Hoxha, e bukur si Jehoha Sopi, seksi si Nora Istrefi, Ingrid Gjoni, Dafina Zeqiri, apo të ishte lodhur të humbte ca kile si Big Mama. Por tani që kupën e bëri të vetën me këngën “Ëndërroja” i mbetet të mos ëndërrojë shumë në muzikë.
Me duart që i dridheshin ishte gati të përqafonte këdo që i dilte përpara. Në atë party-n të dielën në një nga baret e Tiranës ku u mblodhën këngëtarët e “Top fest 6” pas spektaklit, Linda Halimi ndihej e ekzaltuar.
Eshtë vetëm 20 vjeç dhe ka vendosur që me 10 mijë Eurot e fituara të nxjerrë në treg albumin e saj të parë, si dhe të heqë nga trupi plot 30 kg. Për të mbërritur në shtëpinë e saj që ndodhet në Fshat të Ri në komunën e Vitisë në Gjilan duhen të udhëtojë për orë të tëra. Por nuk do i ndiejë derisa ajo kthehet me një sfidë të fituar ndaj më të bukurave:
Linda kur ke provuar për herë të parë me muzikën?
Unë kam tentuar me “Ethet…” dhe pikërisht në ethet e parafundit, ku arrita të mbërrija në finale duke urenditur e nënta. Gjithashtu që kjo është hera e tretë që marr pjesë në Festivalin e Muzikës Moderne Në “Top Fest 4” mora çmimin “Best New Artist”.
Pas atij çmimi ke tentuar të merresh me muzikë në mënyrë të pavarur?
Gjatë kësaj kohe jam munduar të merrem me muzikë pasi unë i krijoj vetë këngët e mia. Kam pasur shumë dëshirë por realisht nuk kam pasur mundësi.
Pse nuk ke pasur mundësi, çfarë të ka munguar?
Po unë aktualisht jetoj në Fshat të Ri, Komuna e Vitisë në Gjilan. Gjithashtu ndjek studimet në Ferizaj, si dhe punoj përkthyese e gjuhës angleze në Kampin e Ushtrisë Amerikane në Gjilan. Domethënë jeta ime është pak a shumë e kufizuar në atë zonë. Më duhet të lë gjithçka për t’u marrë me muzikë.
Po thua që jeton në fshat, si mund të ndihet një këngëtare larg qytetit?
Në fakt unë jam një tip I qeshur, i çiltër dhe kjo më bën të mos mendoj shumë për këtë. Një ditë e imja kalon në shoqërinë e ushtarëve amerikanë për të cilët përkthej, dhe që më duan shumë. Po ashtu angazhohem dhe me studime. Si dhe udhëtoj…
Kur ju pamë në skenë nuk kishte si mos të binte në sy mbipesha jote. Nuk u përpoqe fare të humbje kile para se të dilje në një skenë ku vajzat e bukura dominojnë?
(Qesh) Po e di, dukem e shëndoshë si boksiere. Jam 1.62 cm e gjatë dhe peshoj 72 kg, e të them të drejtën nuk u përpoqa të humbja kile për të dalë në skenë. Tani që fitova këtë çmim, po ju them se me shumë ngulm do të humb 30 kg, do bëj të pamundurën për ta arritur duke provuar të gjitha dietat e mundshme, palestër dhe fitness. Por një djalë të ka pranuar kështu siç je, madje është fejuar me ty.
Kush është ai?
Ai është kitarist, quhet Ilir Halili. Është 21 vjeç nga Peja dhe është instrumentist për një bandë, që luan muzikë “metal”. Nuk ishte me mua në këtë eveniment pasi është I angazhuar me një koncert atje. Jemi njohur në Tiranëdhe u fejuam menjëherë.
Nuk është fejesë pak e shpejtë për ty, je vetëm 20 vjeç dhe sapo i ke hyrë karrierës muzikore?
Po në fakt e di që jam fejuar pak shpejt, por kjo erdhi për faktin se Iliri bëhej xheloz, dhe ndaj vendosëm ta shpallnim më herët fejesën.
Bashkë me çmimin keni fituar dhe 10 mijë Euro. Për çfarë do i shpenzoni paratë?
Paratë do i përdor për përfundimin e albumit tim te parë, me të cilin shpresoj të kem sukses në treg, dhe për “look-un” tim.
19.05.2009 ... detyroi organizatoret e koncerteve te paguajne me shume se 30.000 dollare per koncert. Nisur nga kerkesat e shumta, ajo shpesh ka marre pjese ne dy koncerte brenda nates duke e lodhur keshtu zerin dhe vene ne rrezik prezantimin me sukses ne Eurovizion.
Perfaqesuesja turke ne Eurovizion Hadise, vetem brenda nje muaji ka fituar mbi 1.5 milione dollare, kane njoftuar mediat turke. Deri para nje muaji Hadise paguhej mesatarisht 6 mije dollare per koncert, por pjesemarrja ne Eurovizion i ...
27.05.2009 ... "ajo u varë - apo e varën" , tha në mëngjes, për policinë pasi kishte gjetur trupin e saj, gjatë një vizitë rutine një pjestar i familjes. E cila, tha se e gjeti vajzën e varur në dhomën e saj në shtëpinë e tyre në Phoenix, tha policia.
Vajza 4-vjeçare, Mike Tyson është në luftë për jetën - "në një gjendje tejet kritike", pasi ajo u gjet në mëngjes e varur me një kordon. "Ky është një rastë sa i pabesueshëm po aq edhe i dënueshëm - po qe se mendojmë se ...
Policia saktësoi se ka qënë vëllai i saj Eksodi Tyson 7-vjeçar, që e gjeti të motërën të varur , pasi aji kishte lidhur një kabëll rreth qafës e saj, bashkangjitur me atë ishte dhe një makinë ushtrimesh, tha serxhenti i poliicisë Sgt. Andi Hill , duke e quajtur vdekjen e saj një "aksident tragjik".
Nëna e tij u tha policëve, se i kishte thënë djalit që të shihte vajzën 4-vjeçare, i cila ishte duke luajtur në një dhomë të veçantë, dhe nuk po ndihej më. Djali, bërtiti duke thënë se e " gjeti motrën e tij në rrezik për jetën" dhe mori nënën e tij, t'i tregojë se çfarë kishte parë, tha policia.
Hetuesit, janë duke kqyrur me imtësi ngjarjen. Njeri prej tyre u tha gazetarve se " Mendohet se viktima ishte duke luajtur si zakonishtë me një vegël ushtrimesh gjimnastikore, dhe një kabllo i saj mundet që t'i jetë përdredhur rreth qafës dhe krahut . "Është e një lloji varje e pabesueshme," tha Hill. "Ose ajo ra viktimë e kabllos apo asaj i është vënë me qëllim, pra dikush veproi për t'i ngritur një kurth". Ai shtoi se hetuesit e kanë të qartë se ajo vetë nuk është e qartë dhe e aftë për të marrë një vendim të këtillë."
Ai tha se ka qënë nëna e vajzës e cila e mori vajzën e saj i ka hequr kabllon nga qafa, dhe me njëherë thirri emrgjencën në 911. Nëna ka bërë disa tentativa për të ringjallur bijën e saj.
Më pasë ka qënë reagimi i oficerëve të zjarrfikësve mbi vajzën. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt St Joe's Hospital - pasi ajo u gjet në gjendje tejet kritike rreth 10:30 me orën lokale,
Hill tha ish kampioni i botës në boks Mike Tyson, kishte qenë në Las Vegas, por e la aktivitetin e tij dhe u nisë menjëherë për në shtëpinë e tij në Phoenix, pas mësimit të aksidentit.
Tyson, me të arritur nuk mundi të jap asnjë koment. Maiku i Hekurt, bëri thirrje gazetarve të largohen, dhe thirri përfaqësuesit e tij dhe avokatin personal t'ju përgjigjej gazetarve. Gjendja ishte shumë rëndë , tha një gazetar i FoxNnga Phoenixi
Hill, u tha gazetarve " se gjithçka është nën hetim dhe vuri në dukje se nga të dhënat e para duket qartë se është një aksident. Deri tani tha ai "Nuk ka asgjë në hetim që të zbuloi ndonjëgjë të dyshimtë," tha ai.
Ai shtoi, pytjeve të gazetarve duke iu përgjigjur thirrjeve të tyre, që në "mos vallë dikush tejtër është i përfshirë", se policia ka thirrur dy ekspertë nga më të mirët për çështjet e e aksidentteve me fëmijët".
"Këto janë gjëra që qëndrojnë në karrierën tonë," tha ai. "Ne gjithmonë kemi shpresë për një mrekulli -, dhe urojmë që të mos ketë ndonjë të keqe të ketë ndodhë me këtë fëmijë."
Tyson jeton në shtëpi me të dashurën e tij dhe dy fëmijët e tyre, Ai është i ndarë nga gruaja thanë gazetarët. (Beqir Sina)
05.06.2009 Ne krye te klasifikimit eshte nje grua. Keshtu Angelina Jolie eshte personazhi i njohur me i paguar ne bote.
Angelina, Oprah, Beyonce e Madonna; mjafton te permendesh keta emra per te kuptuar shume per cilen po flasim. Revista "Forbes" publikon listen e VIP-ave me te pasur dhe me influente te momentit.
Ne vendin e dyte ajo ka lene Oprah Winfrey, e cila vitin e kaluar ishte ne vendin e pare.
Ne «Celebrity 100 Power List» ndodhet edhe Barack Obama. Ne vendet e para ndodhen serish Beyonce dhe Madona.